Site icon PORTALB

Seri termetesh në Shkup

Tërmet

Tërmet

Rrjeti sizmologjik i Republikës së Maqedonisë, me stacion në Shkup, Shtip, Vallandovë, Manastir, Ohër dhe Krushevë, e mbikëqyrur nga Observatoriumi Sizmologjik pranë Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Shkup, sonte, më 9 prill,  ka regjistruar seri tërmetesh epiqendra e të cilave ka qenë në rajonin qendror të Shkupit, njofton Portalb.mk.

Tërmetet kanë ndodhur në ora 21:10 dhe  21:11, me lartësi  prej 2.7 të shkallës së Rihterit.

Sipas informatave të deritanishme, tërmeti është ndjerë në Shkup dhe rrethinë me intensitet prej IV shkallëve sipas shkallës makrosizmologjike të Evropës.

Exit mobile version