Todorovi në takim me Xhaferin në Parkun e Qytetit

Në një restorant në Parkun e Qytetit pasdite janë parë duke pirë kafe bashkë ministri i Shëndetësisë i qeverisë teknike dhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov me ish kryeministrin dhe zyrtarin e lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim, Musa Xhaferi, transmeton Lokalno, përcjell Portalb.mk.

Kafenë e pinë bashkë kurse në tavolinë afër tyre qëndronte bashkëshortja e Todorovit. Sigurimi i Xhaferit nuk e ka lejuar burimin e lajmit që t’i fotografojë ata.

Todorovi që të tregojë afërsi me Xhaferin e ka përqafuar para të pranishmëve në restorant.

Musa Xhaferi njihet si njëri nga pjesëtarët e BDI-së që ka qenë pro koalicionimit të BDI-së me VMRO-DPMNE-në, por që sërish partia e tij vendosën që t’ia japin nënshkrimet Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë për formim të Qeverisë.

Pas tetë viteve bashkëqeverisje e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së në media u publikua se Musa Xhaferi ka lidhje të ngushta me shefin e shërbimit sekret, Sasho Mijallkov, e cila u kuptua edhe nga “bombat”.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply to tetova Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button