Site icon PORTALB

Man. United presion City-t për zonën Champions

Manchester United

Manchester United

Manchester United ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në transfertë, ndaj Sunderland me rezultatin 0-3.

Zlatan Ibrahimoviç hapi serinë e golave për ekipin e Mourinhos, ndërsa Mkhitarian dhe Rashford shënuan dy golat e tjerë në pjesën e dytë.

Kjo ishte një fitore e rëndësishme për “djajtë e kuq”, në pretendimet e tyre për të arritur një vend në zonën Champions.

Manchester United ka 57 pikë, 4 më pak se City i vendit të katërt, por ekipi i Mourinhos ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.

Exit mobile version