Një person është lënduar në një zjarr që ka shpërthyer dje në mesditë në një shtëpi në rr “Jajce” në Shkup, pronë e M.N (53). Janë djegur kati i sipërm i shtëpisë dhe konstruksioni i çatisë.
Zjarri, ka shpërthyer për shkaqe tani për tani të panjohura, është shuar nga Brigada për mbrojtje nga zjarri në orën 13:10.
Në momentin kur ka shpërthyer, në shtëpi kanë qenë tre anëtarë të familjes të cilët në kohë e kanë braktisur shtëpinë dhe nuk kanë marrë lëndime, ndërkaq J.A (61) derisa ka tentuar ta shuaj zjarrin, ka marrë lëndime nga një copë druri i cili i ka rënë mbi kokë . Ndihmë mjekësore i është ofruar në vend nga ekipi i Nidihmës së shpejtë mjeksëore.