Site icon PORTALB

A do të luajë Lewandowski ndaj Realit? Flet vetë polaku

Robert Lewandowski

Robert Lewandowski

Të gjithë janë në “ankth” për daljen nga fusha të Robert Lewandowskit në minutën e 72-të pas një dëmtimi në shpatull. Sulmuesi polak gjithsesi nuk pritet që të mungojë në çerekfinale ndaj Real Madrid-it për Ligën e Kampioneve, të mërkurën, njofton Albeu, përcjell Portalb.mk.

“Nuk donim të rrezikonim. Kam dëmtuar shpatullën, por nuk është e rëndë. Shpresoj që të jem në 100% të formës time të mërkurën”, ka thënë vetë sulmuesi për mediat gjermane.

Fjalë të cilat janë konfirmuar dhe nga Ancelotti në intervistën pas ndeshjes.

Exit mobile version