Site icon PORTALB

Aksident në Turqi, 20 të plagosur

Të paktën një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur në aksidentin që ka ndodhur sot në mëngjes nga rrëzimi i një baloni me turistë në rajonin Kapadokia të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Balonat me turistë fluturuan këtë mëngjes nga destinacioni turistik Goreme, kurse një nga balonat me rastin e uljes në Ostahisar u përplas me shtyllën elektrike dhe u rrëzua në tokë.

Sipas raporteve të para nga terreni, të paktën një turist ka humbur jetë, kurse 20 të plagosurit u transportuan në spital.

Exit mobile version