Të paktën nëntë persona janë vrarë në një sulm me bombë që ka ndodhur sot herët në mëngjes në provincën veriore Belh të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Faiz Muhammad, shefi i policisë në rrethin Chemtal, tha se bëhet fjalë për sulm terrorist i cili është kryer me aktivizimin e bombës me telekomandë të vendosur në rrugë në Barga.
Shënjestër e sulmit ishte autokolona e Mbrojtjes territoriale e cila është në përbërje të forcave të armatosura afgane.
Muhamed tha se nga shpërthim i fortë jetën e humbën të paktën nëntë pjesëtarë të Mbrojtjes territoriale dhe u plagosën katër të tjerë.
Nga ana tjetër, lëvizja talebane ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe tha se nga sulmi janë vrarë të paktën 13 persona dhe u plagosën dy pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë.