Site icon PORTALB

Vëllazërimi merr një pikë edhe ndaj ekipit të Pandevit

KF Vëllazërimi - KF Akademija Pandev

KF Vëllazërimi - KF Akademija Pandev

Në kuadër të javës së 20-të të Ligës së Dytë Futbollistike të Maqedonisë, skuadra e Vëllazërimit ka vazhduar serinë pozitive, duke marr një pikë edhe ndaj liderit të kampionatit, skuadrës së Akademija Pandev, ku në fund rezultati ishte 1:1.

Skuadra kërçovare e para kaloi në avantazh me golin e Mërgim Danit, i cili shënoi në minutën e 51, ndërsa barazimi erdhi në minutën e 63-të, me golin e Millovanoviqit.

Me këtë fitore Vëllazërimi ka bërë edhe një hap drejt ngjitjes në pjesën e epërme të tabelës, që i garanton siguri për mbijetesë.

Rezultatet e javës së 20-të.

Vëllazërimi – Akademija Pandev 1:1, Horizont T. – Metalurgu 3:1, Teteksi – Euromilku 1:0, Tikveshi – Novaci 2:1 dhe Vardari (N) – “Skopje” 1:1.

Tabela: A.Pandev 47 pikë, 2. “Skopje” 35, 3. Euromilku 33, 4. Novaci 32, 5. Horizont T. 29, 6. Vëllazërimi 23, 7. Metalurgu 23, 8. Vardari (N) 19, 9. Tikveshi 19, 10. Teteksi 18 pikë.

Exit mobile version