Me peticion elektronik për shpëtim të parkut Nacional të Mavrovës, shoqatat ekologjike dhe ekspertët do të luftojnë kundër ndërtimit të hidrocentraleve Fusha e Lukovës dhe Ura e Boshkut.
Nga konferenca ndërkombëtare për mbrojtje të natyrës edhe një herë paralajmërojnë se këto projekte do të jenë fatkeqe për gjallërimin e parkut.
Problem plotësues sipas OJQ-ve është që përveç dy hidrocentrale do të ngritën edhe 15 hidrocentrale tjera më të vogla.
Ekologjistët ftojnë kryeministrin dhe ministrin e ambientit që ta nënshkruajnë deklaratën për mbrojtjen e parkut nacional.