Ameti: Jugohrom nuk do të hapet pa vendosur filtra

Kombinati i Jugohromit nuk të hapet pa përmbushur kushtet për ambient të pastër. Kështu e ka komentuar kërkesën për rihapje të metalurgjikut, ministri i ekologjisë Bashkim Ameti. Në pyetjen nëse do i merret tërësisht leja për punë kombinatit, ai tha se ministria do veproj konform ligjit, njofton Alsat M.

Por, Ministri Ahmeti nuk është përgjigjur në mënyrë precizë në pyetjen nëse i njëjti ligj dhe masat kundër ndotjes vlejnë njëjtë edhe për Ndërmarrjen Publike të Tetovës, e cila që prej vitesh grumbullon mbeturinat në sipërfaqe të hapur, ndërkohë që inspektorati i Ministrisë së Ekologjisë, nuk ndërmerr masa.

LEXO: U mbyll fabrika “Jugohrom” deri në mesnatë do të fikë furrat

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button