Site icon PORTALB

Lexuesit shqiptarë të pa interesuar për panairin e librit

Shkup, hapet panairi i librit

Shtëpitë botuese shqiptare, pjesëmarrëse në Panaritin e librit në Shkup shprehen të pakënaqura me interesimin dhe fluksin e lexuesve shqiptarë. Disa prej tyre thonë se një gjë e tillë ka të bëjë me kulturën e të lexuarit, një pjesë tjetër fajin ia lënë internetit i cili sipas tyre ka lënë në hije librat ndërkaq disa të tjerë thonë se ndikim në këtë gjendja ka kriza ekonomike, njofton Alsat M.

“Interesimi është i dobët nga ana e nxënësve shqiptarë sepse ndoshta nevojitet edhe organizim ose t’i nxisin profesorët ose arsimtarët që të vijnë në mënyrë organizative këtu. Kemi shumë libra, nga ato për shkolla fillore, lektura, libra fetar, literaturë shqiptare etj”, u shpreh Zinur Emini, Shtëpia Botuese “ Logos A”.

Botuesit nga Shqipëria thonë se përveç interesimit të dobët, ata përballen edhe me vështirësi të tjera, si shpenzimet e mëdha për pjesëmarrje në Panair.

Panairi i 29-të ndërkombëtar i librit u hap të martën ndërkaq do jetë në dispozicion për vizitorët deri më 10 prill. Nga më shumë se 80 shtëpi botuese që marrin pjesë në panair, vetëm pesë prej tyre janë shqiptare.

Exit mobile version