Site icon PORTALB

“Duam Aerodromi të merr frymë”: Protesta kundër Planit të Detajuar Urbanistik

“Dje përsëri qytetarët janë mbledhur përpara Komunës së Aerodromit që ta shprehin revolti e tyre ndaj sjelljes së shpejtë dhe jo-procedurale të Planit të Detajuar Urbanistik (PDU) I10. Me këtë PDU, Konevski mundëson ndërtime të reja mbi hapësirat e gjelbra dhe mafies urbane i bën shërbim të ri. Biznes vendimi i tij do të shkaktojë katastrofë ekologjike, janë planifikuar ndërtesa të larta te “Shtëpia e Nënës” dhe përreth Vardarit. Ky vendim do ta ndotë ajrin plotësisht, vlerësojnë qytetarët”, thuhet në kumtesën e iniciativës qytetare “Duan Aerodromi të merr frymë”, njofton Portalb.mk.

“Ivica, zbrit prej Vodnos, dhe eja ta thithës ajrin e Aerodromit! Komuna jonë tanimë është në listën e më të ndoturve në Maqedoni. Ndërtime të reja nuk na duhen”, thonë qytetarët.

Sipas tyre, kryetari i Komunës së Aerodromit, Ivica Konevski, është person të cilit nuk i intereson shëndeti i qytetarëve.

“Ai kujdeset vetëm që t’i mbush xhepat e tij dhe ta kënaq elitën partiake. Nuk guxojmë të lejojmë të vazhdojnë përfitimet në llogari të shëndetit tanë. Ky PDU patjetër duhet të tërhiqet”, thuhet në kumtesë.

Exit mobile version