Më 11 prill (e martë), 2017, me fillim në orën 18, në objektin Çifte Hamam do të hapet ekspozita “Budenje”. Nëpërmjet kësaj ekspozite, Galeria Nacionale e Maqedonisë (GNM)shënon Ditën Ndërkombëtare të personave autistë, njofton Portalb.mk.
Në këtë drejtim organizohet punëtori vizatimi në bashkëpunim me shoqatën “VO MOJOT SVET” (Në botën time), SHFP “Idnina”- Shkup, Shoqatën Shkencore për Autizëm në Maqedoni dhe Qendrën Burimore për Prindërit e Fëmijëve me Nevoja të Veçanta.
Në ambientet e këndshme të Çifte Hamamit fëmijët krijuan veprat e tyre unike, duke shfaqur talentin e tyre të madh krijues.