Lënda për biznesmenin, Sead Koçan, i cili është në arrati, ndërkaq për të cilin prokurori shtetëror, Marko Zvërlevski, kërkoi që t’i hiqet paraburgimi, sipas ndarjes elektronike, lënda ka ra te ish kryetarja e Gjykatës Supreme, Lidija Nedellkova, por kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, atë e ka larguar nga lënda, njofton Portalb.mk.
Sipas portalit “SDK”, Vangellovski e ka larguar Nedellkovën nga Këshilli Penal i Gjykatës Supreme, menjëherë pasi që ka sqaruar se Zvërlevski nuk është kompetent për këtë rast, pasi që ai është rast i Prokurorisë Speciale Publike të Katica Janevës.
Para disa ditëve Janeva kërkoi që të tërhiqet kërkesa për shfuqizimin e paraburgimit të Koçanit të cilin e dorëzoi Zvërlevski. Koçan në rastin “Trust” të PSP-së dyshohet për krim të rëndë financiar prej 17 milionë euro.