Tani më është bërë e zakonshme, që të premten, dy ditë para ndeshjeve të Ligës së Parë futbolliste të Maqedonisë, të bëhet tërheqja e shortit për gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e parapara. Kështu që në bazë të shortit, derbin shqiptar lokal të Tetovës, Shkëndija – Renova do ta drejtojë arbitri tetovar, Faton Mustafi, ndërkohë në Çair në ndeshjen ku Shkupi është nikoqire e Sileksit, do të referon Aleksandar Stavrev.
Derbin tjetër të javës, që luhet në mes dy rivalëve të vjetër, Pelisteri – Vardari, do të referon Dimitar Meçkarovski. Pobeda – Rabotniçki do të drejtohet nga Stojançe Stojanov, ndërsa duelin në mes dy ekipeve të fundit, Bregallnica – Makedonija Gj.P., do ta referon Dalibor Gjorgjevski. /Portalb.mk/