Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni dy banane në ditë

Ushqimet e shëndetshme nuk janë gjithmonë të shijshme. Por, kur flasim për bananet, çështja është ndryshe… Me pak fjalë, banania jo vetëm që na shijon por gjithashtu sjell një sërë benefitesh për trupin tonë, shkruan Revista Class.

Ka disa fakte që tregojnë se nëse konsumoni dy banane në ditë, shëndeti juaj do të jetë më i mbrojtur.

Presioni i gjakut kthehet në normalitet

Konsumimi i bananeve redukton presionin e lartë të gjakut për vetë faktin që ka 420 mg kalium në përbërjen e saj.

Eleminimi i kileve të tepërta

Bananet janë të pasura me fibra dhe kjo gjë ju bën të mos kërkoni të konsumoni gjë tjetër pasi keni ngrënë një banane. Gjithashtu, bananet përmbajnë një lloj niseshteje që redukton oreksin dhe ju ndalon të fitoni peshë. Në të njëjtën kohë, bananet zvogëlojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe ngrenë ndjeshmërinë e trupit tuaj ndaj insulinës.

Bie rreziku ndaj anemisë

Anemia shkakton zbehje, lodhje dhe gjithashtu vështirësi në frymëmarrje. Kjo vjen si rezultat i reduktimit të qelizave të kuqe të gjakut dhe nivel të ulët të hemoglobinës. Bananet përmbajnë hekur dhe kështu stimulojne edhe qelizat e kuqe të gjakut. Por nuk mund të lëmë pa përmendur edhe kontributin që ato japin në rregullimin e glukozës në gjak duke ndihmuar kështu njerëzit me anemi.

Ndihmojnë në tretje të shpejtë

Bananet treten lehtësisht dhe nuk e dëmtojnë stomakun. Bananet mund të konsumohen nga persona që vuajnë nga sëmundja e gastritit dhe gjithashtu ndihmojnë në ri-fitimin e mineraleve për personat që vuajnë nga diareja.

Ndihmojnë në uljen e nivelit të stresit

Mesatarisht një banane përmban 27 mg magnez. Ky mineral është përgjegjës për prodhimin e një humori të mirë.

Rrit nivelet e energjisë

Kaliumi që përmbajnë bananet mbron muskujt tuaj nga dhimbjet e barkut ndërsa karbohidratet ju ndihmojnë që të jeni më energjikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button