Site icon PORTALB

Courtois: Ky futbollist fantastik nuk do të transferohet në Real Madrid (FOTO)

Eden Hazard

Eden Hazard

Portieri i Chelseas, Thibaut Courtois ka një lajm të keq për tifozët e Real Madridit.

Thibaut Courtois është i sigurt se mesfushori i Chelseas, Eden Hazard nuk do të transferohet në Real Madrid, shkruan Lajmi.net.

Reprezentuesi belg kërkohet nga “Los Blancos”.

Por, portieri nuk mendon se Hazard do të transfrohet në Santiago Bernabeu.

“Eden nuk ndikohet nga spekulimet. Ai është i qetë. Ai e di se është i rëndësishëm për Chelsean”, deklaroi Courtois për “Sky Sports”, përcjell “lajmi.net”.

“Ne jemi shumë të lumtur që është me ne. Shpresojmë të mbetet edhe shumë më gjatë”, theksoi ai.

Exit mobile version