Site icon PORTALB

Ivanov për HTV: Kërcënimet për mbijetesë të Maqedonisë janë histori për frikësim

Të gjithë politikanët shqiptarë të cilët janë të orientuar drejt interesave të Maqedonisë janë bashkëbisedues konstruktiv. Për gjithçka ka zgjidhje nëse bisedohet, nëse ka dialog. Nëse ju nuk keni dialog, si do të arrini në zgjidhje. Për gjithçka duhet të bisedohet, edhe për çështjet që hapen nëpërmjet Platformës, por duhet të dihet se cilat janë interesat e Maqedonisë, thotë presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në intervistë për televizionin kroat HTV, në pyetjen se kush është partner konstruktiv i bllokut politik shqiptar me të cilin mund të bisedohet për dalje nga kriza politike, njofton Portalb.mk.

“Askush nuk dëshiron luftë. Sepse nuk ka familje në Maqedoni që nuk pësoi dëme nga luftërat ballkanike, luftërat botërore, luftës së ftohtë dhe konfliktit të vitit 2001. Për këtë edhe protestat që po zhvillohen janë të qeta dhe dinjitoze”, shtoi Ivanov.

Në pyetjen se si i komentoni artikujt e caktuar për ridefinim të Ballkanit nëpërmjet rrugës së konfliktit të armatosur, kërcënimet për mbijetesë të Maqedonisë, kryetari Ivanov vlerëson se ato parashikime janë projeksion i dëshirave, e jo realitetit.

“Asgjë e re nga ajo. Në momente të krizës, sërish kthehen historitë e vjetra, harta të hershme dhe letra të vjetra që të ju frikësojnë. Maqedonia ka mbijetuar edhe kur nuk ka pasur shtetin e vet. Tashmë që kemi shtetin tonë ne kërkojmë që të ruhet. Kujdesi për interesin e shtetit duhet të jetë prioritet para çdo vendimi që merret nga ana ime”, tha Gjorge Ivanov.

Exit mobile version