Site icon PORTALB

Janë apo jo në një lidhje? Detaje të reja për Flori Mumajesin dhe moderatoren e njohur

Flori dhe Liberta

Flori dhe Liberta

Edhe pse askush prej të dyve nuk ka konfirmuar asgjë, mediat dhe portalet kanë vijuar me “gërmimet” për të zbuluar më shumë për lidhjen, me gjasë, të Florit dhe moderatores së njohur të Klan Kosovës, Liberta Spahiu, shkruan Revista Class.

Lajmi i ditëve të fundit, se Flori është transferuar në Kosovë dhe ka nisur bashkëjetesën me Libertën është përhapur me shpejtësi fundjavën që lamë pas, por derisa askush prej të dyve nuk ka dhënë asnjë sinjal dhe deklaratë zyrtare, gjithҫka mund të jetë thjesht një tymnajë.

Megjithatë, nga një kontroll që Blitz.al ka bërë në profilet e artistëve, është zbuluar edhe kjo foto e Florit dhe miqve të tij, në mes të të cilëve duket edhe Liberta. Ky takim mund të jetë edhe një moment pune për moderatoren e “Prive”, por edhe një takim i thjeshtë miqsh, pa lënë të kuptohet asnjë nëntekst.

Megjithatë, që Liberta dhe Flori njihen prej kohësh, nuk ka më dyshime, por se ҫ’ndodh në të vërtetë mes tyre, askush nuk e di me siguri.

Me gjithë faktet dhe detajet “e zbuluara” ditët e fundit, në rrjetet sociale, Flori vijon të postojë vetëm foto që i referohen aktivitetit dhe studios së tij muzikore, por edhe Liberta foto nga puna dhe programi i saj i showbiz-it.

Exit mobile version