Site icon PORTALB

Gjashtë persona e kanë humbur jetën në sulmin me raketa të SHBA-së, pohon Armata siriane

Siri Sulm SHBA ASSAD TRUMP

Armata siriane kumtoi se në sulmet raketore amerikane mbi një bazë të Forcave ajrore ushtarake siriane janë vrarë gjashë njerëz dhe është shkaktuar dëm i madh material.

Armata në kumtesë nuk saktësoi nëse viktimat janë ushtarë ose civilë.

“SHBA-ja në ora 3 e 42 minuta ka kryer agresion flagrant mbi një nga bazat tona ajrore ushtarake në pjesën qendrore të Sirisë. Në sulmin me raketa jetën e kanë humbur gjashtë persona, ka të plagosur dhe dëm i madh material”, thuhet në kumtesën e armatës.

Ata pohojnë se “agresioni amerikan u dëmton oepracioneve ushtarake siriane kundër terrorizmit”.

Pesëdhjet e nëntë raketa Tomahavk janë gjuajtur mbrëmë nga dy anije ushtarake të armatës së SHBA-së mbi një aeroport ushtarak sirian dhe caqeve tjera, kumtoi Pentagoni.

Exit mobile version