Site icon PORTALB

Prej sot kontroll i përforcuar i kufijve në Zonën e Shengenit

Shengen

Në kufijt e jashtëm të Zonës së Shengenit prej sot fillojnë kontrollet sistematike për të gjithë udhëtarët, për shkak të amandamenteve të miratuara të Ligjit për kufijt e Shengenit, sipas të cilave, vendet anëtare të Shengenit janë të obliguara për kontroll më të rreptë.

Në praktikën e deritnaishme mjaftonte që kufitarët vetëm ta kryenin kontrollin themelor, përkatësisht kontrollin rutinor të dokumenteve të udhëtimit të qytetarëve të BE-së.

Prej tani, ato dokumete do të kontrollohen edhe në Sistemin e Shengenit për informim (SIS), bazën e Interpolit dhe dokumenteve të humbura të udhëtimit, si dhe në bazat shtetërore.

Këto kontrolle sistematike janë vendosur me qëllim – parandalim i çfarëdfo lloj kërcënimesh për sigurinë dhe rendin publik në shtetet anëtare të BE-së.

Exit mobile version