Site icon PORTALB

Gjendet “vajza Mogli” që jetonte në pyll me kafshët (FOTO)

Një vajzë tetë vjeçare është gjetur teksa jetonte me majmunë në Indi. Sipas raportimeve të mediave lokale, ajo është e paaftë për të ecur apo folur si një njeri, transmeton kp.

Fëmija, i cili thuhet se komunikon me gjeste dhe ecën në të katër këmbët, u gjet nga policia në një pyll të largët në Bahraich, Indi veriore.

Ajo tashmë është quajtur ‘vajza Mogli’ për shkak të ngjashmërive të saj me Moglin nga tregimi i Librit për Xhunglën, përrallë e shkrimtarit Rudyard Kipling.

Autoritetet thonë se ajo jetonte pa frikë në mesin e majmunëve, në afërsi të kufirit me Nepalin.

Ata janë ende duke u përpjekur për ta zbuluar se kush është ajo, dhe për sa kohë ajo ka qenë në egërsi.

Exit mobile version