Site icon PORTALB

SHBA godet me raketa ushtrinë e Assadit (VIDEO)

SIri, foto arkivi

SIri, foto arkivi

Guvernatori i provincës siriane Homs deklaroi se ka viktima nga sulmet raketore të SHBA-së ndaj bazës së Forcave ushtarake ajrore të Sirisë. Guvernatori Talal Barazi nuk saktësoi se sa njerëz janë vrarë gjatë sulmeve raketore të kryera herët në mëngjes.

Barazi shtoi se në bazën ushtarake ajrore në Homs është shkaktuar zjarr i madh pas sulmit raketor.

“Evakuimi i njerëzve nga baza vazhdon. Baza është rreth 45 kilometra në lindje të qytetit Homs dhe shfrytëzohet në luftimet kundër terroristëve”, deklaroi Barazi.

Në Homs veprojnë edhe pjesëtarë të SHI-së. Përfaqësues të opozitës dhe të kryengritësve thonë se nga baza e Forcave ushtarake ajrore kryhen sulme ndaj të gjitha rajoneve nën kontroll të kryengritësve në Sirinë qendrore dhe veriore.

Exit mobile version