Site icon PORTALB

Zimbabve: Autobusi aksidentohet me kamion dhe shpërthen në zjarr, 17 të vdekur

Zimbabve

Policia në Zimbabve njofton se 17 persona druhen të vdekur pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u kaplua nga flaka pas një aksidenti me një kamion.

Zëdhënësja e policisë, Charity Charamba, ka thënë se më shumë se 40 të tjerë kanë marrë lëndime të rënda, transmeton Express.

Ajo ka shtuar se udhëtarët ishin bllokuar në autobus dhe vdiqën para se ndihma të mbërrinte.

Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Zimbabve, shumica si pasojë e rrugëve të këqija dhe shpejtësisë.

Exit mobile version