Rezultatet nga autopsia tregojnë se armatimi kimik është përdorur në sulmin ndaj provincës siriane Idlib, të kryer të martën, deklaroi ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag.
Sipas rezultateve nga autopsia është e qartë se në sulm është përdorur armatik kimik, deklaroi Bozdag.
Së paku 86 njerëz e humbën jetën në atë sulm ndaj qytetit Kan Shajhun në provincën Idlib, në Sirinë veriperëndimore. Në mesin e viktimave ka edhe 30 fëmijë. Shtete perëndimore theksuan se përgjegjës për sulmin janë forcat qeveritare siriane, prëderisa armata e Sirisë i demanton pohimet e tilla.