Site icon PORTALB

Akademik Taki Fiti: Platforma Shqiptare s’e rrezikon gjuhën maqedonase, të formohet Qeveria

Taki Fiti

Taki Fiti

“Në këtë situatë që jemi duhet sa më shpejtë të formohet qeveri politike dhe presidenti Gjorge Ivanov, ta japë mandatin”, tha në një intervistë për “Faktor24”, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), akademiku, Taki Fiti, njofton Portalb.mk.

“Kriza është mjaft serioze, ajo mund ta rrezikojë mbijetesën e shtetit. Bëhet fjalë për krizë të thellë politike dhe shoqërore. Qytetarët gjithnjë e më shumë janë të ndarë dhe kthehet frika te njerëzit. Për ASHAM janë të rëndësishme dy prioritete – zgjidhje të qetë, dialog në institucione dhe sa më shpejtë të formohet qeveria politike”, vlerësoi Taki Fiti.

Sipas njeriut të parë të ASHAM, përgjegjësia për zgjidhjen e krizës është te partitë politike dhe udhëheqësit e tyre dhe shefi i shtetit, ndërkaq dialogu patjetër duhet të bëhet në institucione.

I pyetur nëse Platforma Shqiptare është e pranueshme për ASHMA-në, Taki Fiti thotë se “ASHAM nuk sheh rrezikim të gjuhës maqedonase në të ashtuquajturën Platformë Shqiptare dhe se ASHAM nuk do të pranojë zgjidhje të cilat janë jashtë Kushtetutës”.

Exit mobile version