Site icon PORTALB

Poposki fajin për krizën ia faturoi Brukselit

Ministri i Punëve të Jahstme, Nikolla Poposki

Shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Poposki fajin për krizën e rëndë në vend ia faturoi Brukselit. Poposki tha se nëse vendi do të kishte perspektivë të qartë evropiane atëherë situata politike nuk do të përkeqësohej. Ai madje tha se edhe kapërcimi i krizës politike varet nga BE-ja respektivisht fillimi i bisedimeve për anëtarësimin e vendit në familjen evropiane, njofton Alsat M.

“Pjesa më e madhe e arsyeve për krizën e thellë politike lidhen sigurisht me mungesën e perspektivës së qartë për integrimin evropian të vendit. Sigurisht që edhe zgjidhjet duhet t’i kërkojmë në kuadër të kthimit të kredibilitetit dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pa ndodhur një gjë e tillë shumë vështirë mund të kapërcehen edhe sfidat aktuale të politikës së brendshme”, tha Nikolla Poposki, ministër i Jashtëm.

 

Exit mobile version