Site icon PORTALB

LD kërkon fornd të gjerë demokratik për transferim të qetë të pushtetit

Pavle Trajanov, LD

Pavle Trajanov

Lidhja Demokratike kumtoi se vlerëson se duhet që të funksionojë fronti popullor demokratik, i cili do të mundësojë transferim të qetë të pushtetit dhe do të “përballet me të pasuruarit, narko-bosët dhe oligarkët, të cilët e kanë shembur shtetin dhe shpresën e gjeneratave të reja”, njofton Portalb.mk.

Nga partia e ish deputetit, Pavle Trajanov, thonë se niveli i lartë i krimit i ka djegur institucionet të cilët “u bënë të varura nga strukturat kriminele në kreun partiako-shtetëror’, për shkak të cilëve shteti edhe më tej thellon në krizë dhe pasiguri më të thellë.

“Krimi u bë kategori vlerësuese, dhe jo e keqe me të cilën duhet të përballemi në mënyrë efikase. Me këtë “oktopod” nuk mundemi të përballemi, nëse nuk e “godasim” me çekan në kokë. Fotografi më e mirë për krimin në të cilin ka rënë shteti na dërgon Kuvendi, ku nën strategjinë e krimit të organizuar, bllokohet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e Qeverisë së re të Maqedonisë, pa pasur mekanizma për përgjegjësi të obstruksionuesve të proceseve demokratike”, thuhet në kumtesën e LD-së.

Nga partia gjithashtu ushtojnë se mosdhënia e mandatit për formim të Qeverisë nga presidenti Gjorge Ivanov, edhe më tej është shkelje e Kushtetutës, i cili e keqpërdor detyrën zyrtare, ndërkaq me arsyetimin për atë se pse nuk e jep mandatin, drejtpërdrejt nxit në ndarje dhe papërmbajtshmëri ndërnacionale.

Exit mobile version