Site icon PORTALB

Për çminimin e Irakut dhe Sirisë do të duhen mes 40 dhe 50 vjet

Mina

Do të nevojiten mes 40 dhe 50 vjet për pastrimin e minave, mjeteve shpërthyese artizanale dhe armëve tjera të pashpërthyera në Irak dhe Siri, deklaroi drejtoresha e Shërbimit për çminim pranë Kombeve të Bashkuara (UNMAS), Agnes Markaju.

Në konferencën, e cila u mbajt dje në selinë e KB-së në Nju-Jork, Markaju deklaroi se UNMAS vlerëson se mes 170 milionë dhe 180 milionë dollarë në vit duhen për pastrimin e minave dhe mjeteve tjera të pashpërthyera në territoret, të cilat kanë qenë nën kontrollor të SHI-së.

Sipas saj, vetëm për çminimin e Mosulit do të nevojiten 50 milionë dollarë në vit.

Exit mobile version