Site icon PORTALB

Osmani: Tërheqja e BDI-së nga Qeveria nuk do ta zhbllokojë Kuvendin

Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së

Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së

“Ajo çfarë po flitet nëpër media se tërheqja e një të tretës së ministrave të BDI-së nga Qeveria do të nënkuptonte zhbllokim i Kuvendit, nuk është e vërtetë”, deklaroi dje zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në emisionin “Click plus”, njofton Portalb.mk.

“Tërheqja e ministrave të BDI-së nga Qeveria do të ketë pasoja juridike. Ajo çfarë është thënë se me dorëheqjen e tyre do të rrëzohet tërë Qeveria, ajo nuk është e vërtetë. Ka porosi politike që BDI është e gatshme që të jep dorëheqje dhe me dorëheqjen e ministrave të tregohet se nuk ka kurrfarë mëdyshje, dhe se BDI do të bëjë gjithçka që është në fuqi të saj që të krijohen institucione të reja dhe të materializohet koalicioni me LSDM-në”, tha Osmani.

Exit mobile version