Site icon PORTALB

SKANDAL: Zbulohet ndeshja e kurdisur nga Barcelona (FOTO)

Stadioni i Barcelones

Stadioni i Barcelones

Ndeshja mes Barcelonës B dhe Eldenses dyshohet se është kurdisur nga katër lojtarë të skuadrës mysafirë. Pas akuzave për kurdisje, Eldenses është tërhequr nga garat.
Të shikosh Barcelonën që fiton me shumë gola diferencë nuk është çudi e madhe në futboll. Por, e shtuna e kaluar pati me të vërtetë diçka të dyshimtë, kur ekipi i dytë i katalanasve fitoi me rezultatin 12-0.

Ndeshja ishte e vlefshme për kategorinë e tretë të Spanjës, ku edhe militojnë, përballë rivalëve të Eldenses. Kaq mjaftuar që në ekip kundërshtar të shkaktohet një tërmet, i nisur me akuza për trukim dhe i përfunduar me shkrirjen e skuadrës.

Njëri prej futbollistëve të Eldenses ka akuzuar publikisht se katër prej lojtarëve që u aktivizuan në atë ndeshje e kanë trukuar takimin, për të humbur sa më thellë dhe për këtë gjë ka pasur një sherr në dhomat e zhveshjes.

Më tej, klubi ka vendosur që të shkrihet dhe të mos jetë pjesë e këtij kampionati, duke e nisur edicionin pasardhës në një kategori më poshtë, shkruan Panorama Sport.

Sulmuesi i Eldenses, Sheik Saad, nuk ishte në fushën e lojës në ndeshjen e fundit dhe ai akuzon se ky vendim u mor për shkak se nuk ishte pjesë e grupit që toleronte në fushën e lojës. Për këtë, ai ka vendosur të bëjë publike gjithçka që ndodhi.

“Unë isha titullar deri 30 minuta para ndeshjes, por papritur vendosën që të luajë dikush tjetër. Janë të paktën katër futbollistë, emrat e të cilëve jam gati t’i bëj publike më vonë, që kishin vendosur të toleronin takimin, për të humbur sa më thellë. Sulmuesit tjetër që u aktivizua në vendin tim iu kërkua që të mos shënonte asnjë gol, nëse donte që të luante. Dyshoj shumë se edhe trajneri ka qenë në dijeni të trukimit, pasi nuk kishte pse të bëhej formacioni në atë mënyrë dhe që gjithçka ta merrnin në dorë katër persona”, tha fillimisht ai.

“Në dhomat e zhveshjes ka pasur një zënkë të madhe. Isha gati të sherrit me grushte me shokët e ekipit për atë që po bënin, por kjo nuk ndikoi aspak. Nuk më intereson tashmë se cilat janë pasojat, sepse ishte me të vërtetë shumë e rëndë”, shtoi Saad.

Kurse, pas akuzave se humbja 12-0 ndaj Barcelonës B ishte e trukuar, klubi nuk ka pritur më që të shihet rezultati i hetimit. Në një komunikatë për shtyp, ata kanë njoftuar se tërhiqen në mënyrë të menjëhershme nga kampionati dhe se institucionet e futbollit duhet të nisin një hetim mbi bastet.

Pjesë e skuadrës së Eldenses është edhe një futbollist kuqezi. Bëhet fjalë për portierin 20-vjeçar Alesio Abibi, i cili nuk ka luajtur në ndeshjen e akuzuar për trukim. Madje, nuk ka pasur thuajse fare minuta në dispozicion gjatë këtij edicioni. Në të shkuarën, Abibi ka qenë pjesë e Kombëtares U-17 të Shqipërisë, ku është aktivizuar për disa minuta në një ndeshje miqësore ndaj Italisë. Pas vendimit për shkrirjes e skuadrës, tashmë ai ka mbetur pa ekip.

Exit mobile version