Site icon PORTALB

Pas afro 40 vitesh, Android e kalon Windowsin në rënditje (FOTO)

Samsung Galaxy S7

Android është sistemi operativ mobil më popullor duke komanduar mëse 80% të tregut por mesa duket është më i madh sesa kemi menduar, shkruan Indeksonline.net, transmeton Portalb.mk.

Sipas një raporti të ri nga StatCounter, Android është sistemi operativ më popullor në botë duke lënë pas për herë të parë Windows-in.

“StatCounter” shkruan se Android zotëron 37.93% të tregu ndjekur nga Windows me 37.91%. Kjo përbën një arritje historike për sistemin operativ sepse asnjë i tillë nuk kishte arritur të kalonte Windows-in që prej 1980-ës.

Kjo tregon se më shumë përdorues po përdorin Android për tu qasur online sesa çdo pajisje tjetër përfshi edhe kompjuterat personal.

Exit mobile version