Ditët e zilisë për të gjitha femrat që kanë sy blu kanë mbaruar. Edhe sytë kafë janë po aq të bukur, sidomos nëse i nxjerr në pah. Gjithçka që duhet të bësh është të gjesh ngjyrën që u përshtatet dhe asnjëherë nuk ke për t’i ndier sytë të zakonshëm.
Një ngjyrë tjetër që Reese rekomandon për sytë kafë është mustarda. Roza dhe mustarda janë nuanca që “plotësojnë dhe u japin shkëlqim syve kafë.” Madje, mustarda krijon edhe një lloj thellësie në sytë kafë që zor se i gjeni në njerëz me sy ngjyrë tjetër.
Nëse do që sytë të jenë në fokus, tanimë e di se cilat ngjyra të zgjedhësh.