Site icon PORTALB

Nepal, leopardi “mbyll” aeroportin ndërkombëtar

Leopard

Aeroporti i vetëm ndërkombëtar në Nepal për një kohë të shkurtër është mbyllur të hënën pasi në pistë u vërejt një leopard, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aeroporti ndërkombëtar Tribhuvan, që gjendet në kryeqendrën e Nepalit, Kathmandu, është mbyllur sot në mëngjes menjëherë pasi u pa kafsha, theksuan zyrtarët e aeroportit.

Policia dhe rojtarët e pyllit janë thirrur menjëherë, ndërsa është bllokuar kanalizimi, ku besohej se leopardi fshihet.

Pas një ndërprerje prej gjysmë ore, të gjitha fluturimet vazhduan sipas orarit të paraparë për fluturim. Aeroporti gjendet në qytet, por në anën veriore është i rrethuar me pyll.

Exit mobile version