Site icon PORTALB

Turqi, sulm ndaj policëve

Policia e Turqisë

Së paku dy policë janë plagosur gjatë sulmit të sotëm në mëngjes ndaj një automjeti policor në provincën jugore turke Mersin, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmi ndaj patrullës policore ndodhi në qendër të distriktit Mezitli, ndërsa shefi i policisë në këtë rajon Mehmer Sahne për AA tha se ka filluar një hetim i gjerë për sulmin.

Prefekti i provincës Mersin, Ozdemir Cakacak për AA tha se policët e plagosur janë transferuar në Qendrën klinike universitare në Mersin dhe se janë jashtë rrezikut për jetën.

“Sulmi është kryer me mjet shpërthyes. Me siguri bëhet fjalë për shpërthim me telekomandë, por kjo është objekt hetimi që është duke zgjatur”, tha Cakacak.

Exit mobile version