Site icon PORTALB

LSDM: Ivanov të vijë në vete dhe të mos e dëmtojë shtetin

Gjorge Ivanov nuk guxon më shumë të mbrojë kriminelët dhe duhet të mundësojë dorëzim të qetë të pushtetit, reagojnë sot nga LSDM, në lidhje më deklaratën e presidentit Ivanov, përcjell Portalb.mk.

“Evropa dhe bota po shikojnë që sjellja personale e Gjorge Ivanovit nuk bazohet në parime demokratike, përmbajtje dhe mëndje të shëndoshë! Për atë e tillë është edhe porosia e fundit e liderëve dhe institucioneve të BE-së, të cilën e përcolli kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk. Ivanov dhe Gruevski nuk guxojnë më shumë të punojnë në krijimin e shtetit binacional dhe ta stopojnë bashkëjetesën, posaçërisht kur ajo është e theksuar shumë qartë si kusht për përparimin e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s”, thuhet në reagimin nga LSDM.

Nga partia thonë se kjo sjellje e Ivanovit, paraqet kërcënim direkt për interesat shtetërorë të Republikës së Maqedonisë.

 

Exit mobile version