Site icon PORTALB

Në Peshkopi janë sekuestruar mbi 350 kilogramë marijuanë

Kapen 114 kg marihuanë

Policia e Shqipërisë sekuestroi mbi 350 kg kanabis në Mat, gjatë kontrolleve që po vijojnë në mbarë vendin prej më shumë se një muaji.

Droga u gjet në një tunel në njësinë Administrative Baz, në afërsi të lagjes Daci.

Droga ishte fshehur rreth 25 metra në brendësi të tunelit dhe ishte ndarë në disa thasë.

Ajo dyshohet se ishte bërë gati për trafikim, ndërkohë që kanë nisur hetimet mbi poseduesit e saj.

Policia sekuestroi edhe një armë zjarri kallashnikov gjatë këtij operacioni.

Exit mobile version