Site icon PORTALB

Disa pjesë të Karposhit, Qendrës dhe Shuto Orizarës nesër pa energji elektrike

Qendra rajonale për menaxhim me kriza informon se të hënën (28 janar) pa furnizim me energji elektrike do të mbeten banorët e rrugëve ‘Aradhat Partizane’ dhe ‘Dane Krapev’, Shkup.

Ilustrim

Një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Xhumajska” dhe “Mile Pop Jordanov” në komunën e Karposhit nesër nga ora 8:30 deri në orën 16:30 do të mbesin pa energji elektrike.

Nga ora 9:00 deri në orën 16:00 pa energji elektrike do të jenë edhe një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “11 Tetori” dhe “Dimitrija Çupovski” dhe shtegu rreth Portës Maqedonia në komunën Qendër, ndërsa nga ora 9:00 deri në orën 15:00 rrugët “Bërsjaçka buna”, “Zletovska” dhe “Nov Zhivot” në komunën e Shuto Orizarës.

Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, arsyeja për ndërprerjen e energjisë elektrike është kryerja e ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin elektrik nga ana e ekipeve të EVN Maqedonisë

Exit mobile version