Site icon PORTALB

LSDM: Deputetët e VMRO-së të zhbllokojnë punën e Kuvendit

Selia e LSDM-së

Selia e LSDM-së

Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë (LSDM), përmes një deklarate për shtyp, i ka bërë thirrje deputetëve të VMRO-së që të zhbllokojnë punën në Kuvend.

“Maqedonia do të jetë shtet i së drejtës, do të ketë reforma themelore në gjyqësor dhe prokurori dhe do të ketë drejtësi për të gjithë. Deputetët e VMRO-së për këtë arsye i pengojnë proceset demokratike në Parlament. Ata mendojnë se mund ta mbrojnë udhëheqësinë e OBRM-PDUKM-së nga përgjegjësia për krimet e bëra në dëm të qytetarëve, gjatë dhjetë viteve të kaluara. As Nikolla Gruevski, as deputetët e OBRM-PDUKM-së të cilët replikojnë mes vete në Kuvend, nuk do të ndalin drejtësinë”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Exit mobile version