Site icon PORTALB

Gjermania po zhvillon hetim kundër një siriani për gjoja planifikim të sulmit me bombë

Foto arkiv

Policia gjermane kumtoi se po kryen hetim kundër një siriani të burgosur, i cili në atë shtet është për studime doktorature, për shkak të dyshimit për planifikim të sulmit me bombë, transmeton MIA.

Burri është i moshës 36-vjeçare dhe është nën hetim për shkak të dyshimit për lidhshmëri me SHI-në.

Prokuroria shtetërore ka zgjeruar hetim pasi që tek siriani janë gjetur insktruksione për bërjen e bombave. I dyshuari ka qenë student doktorature në Universitetin teknik në Darmshtad.

Exit mobile version