Site icon PORTALB

SHBA, jep dorëheqje Zv/Shefja e Stafit të Shtëpisë Bardhë

Bëhet e ditur se Zv/Shefja e Stafit të Shtëpisë së Bardhë Katie Walsh është larguar nga detyra pas tërheqjes së projektligjit për sigurimin shëndetësor për t’iu bashkangjitur një organizate që mbështet nga jashtë presidentin amerikan Donald Trump në lidhje me këtë çështje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave amerikane, thuhet se Walsh, e cila u largua nga Shtëpia e Bardhë, i është bashkangjtitur organizatës “Në radhë të parë Amerika”, e cila është një mbështetëse e politikave të Trump.

Thuhet se Walsh ishte e detyruar të tërhiqej për shkak të mungesës së mbështetjes nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe për të siguruar mbështetje më të madhe nga jashtë për projektligjin mbi sigurimin shëndetësor.

– Vendimi personal apo ndëshkim?

Në mediat amerikane është hapur diskutimi mbi atë se dorëheqja e Walsh mund të jetë një ndëshkim në Shtëpinë e Bardhë i shkaktuar nga “dështimi” i projektligjit për sigurimin shëndetësor.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Walsh do të fillojë të punojë si kryekëshilltare në organizatën “Amerika në radhë të parë” dhe do të përpiqet të marrë mbështetje më të madhe sociale për ligjin e sigurimit shëndetësor.

Ndërkaq, Shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë, Reince Priebus, në lidhje me këtë çështje komentoi: “Dihet se ne (në lidhje me projektligjin) nuk kishim reklama televizive dhe këtë problem nuk mund ta zgjidhte asnjë tjetër më mirë se Katie”.

Në mënyrë të ngjashme ka reaguar edhe Këshilltari për Çështje Strategjike i presidentit Trump, Steven Bannon dhe Kryekëshilltari Jared Kushner, të cilët janë shprehur se “Walsh bëri punë shumë të rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë”.

Ndryshe, të premten e kaluar projektligji i cili u pa se nuk do të fitojë mbështetje në Dhomën e Përfaqësuesve, u tërhoq nga Partia Republikane me rekomandim edhe të presidentit Trump, i cili më vonë dha mesazhin se “Mund të punoj me Demokratët”.

Exit mobile version