Site icon PORTALB

Ministri Kuçi në Shqipëri për propozim të formimit të FEM-së

Driton Kuçi

Driton Kuçi

Ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi, gjatë këtyre ditëve do të marrë pjesë në takim ministror me ministrat e ekonomisë të Kosovës dhe Shqipërisë i cili mbahet në Shqipëri, e ku pritet të propozojë edhe formimin e Forumit Ekonomik Mbarëkombëtar (FEM), njofton Portalb.mk.

Siç njoftohet nga Ministria e Ekonomisë qëllimi i këtij propozim-formimi të këtij Forumi do të jetë promovimi i sipërmarrjes dhe prodhimit të produketeve në trojet shqiptare.

Takimi realizohet në kuadër të marrëveshjes midis Klubit të Prodhuesve të Kosovës dhe Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë ku krahas ministrave në takim do të marrin pjesë edhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Dhoma e Tregtisë-Tiranë.

Exit mobile version