Pretendohet se Gjermania është e përfshirë në sulmin ndaj një shkolle në Siri

Pretendohet se Forcat Ajrore të Gjermanisë janë të përfshira në sulmin ajror të ndërmarrë ndaj një shkolle në një fshat në afërsi të qytetit Rakka në Siri, ku si pasojë humbën jetën të paktën 33 civilë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të përbashkët të gazetave NDR, WDR dhe Süddeutsche pretendohet se disa fotografi të nxjerra më 19 mars në rajonin Mansura në bregun e lumit Eufrat 30 kilometra në perëndim të Rakka-s nga avionët zbulues tornado të Gjermanisë në koalicionin ndërkombëtarë kundër DEASH-it i janë dhënë forcave të koalicionit dhe ku si pasojë e sulmit të ndërmarrë më pas kanë humbur jetën shumë civilë.

Në lajm thuhet se ishin civilë personat që kanë humbur jetën si pasojë e bombardimit të ndërtesës e cila më parë përdorej si shkollë nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani.

Më tej theksohet Ministria gjermane e Mbrojtjes për shkak të fshehtësisë së çështjes nuk ka bërë ndonjë deklaratë por është vënë në vukje se tornadot marrin fotografi me qëllim zbulimi.

Ndër të tjera në lajm vihet theksi se Forcat Ajrore të Gjermanisë nuk janë brenda mekanizmit të vendimmarrjes në procesin e bombardimit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button