Shoqata e Policëve Myslimanë në Skoci (SPMA) e priti këtë vendim me kënaqësi dhe theksoi se ky hap do të kontribuojë në krijimin e lidhjeve të reja dhe forcimin e atyre ekzistuese ndërmjet shoqërisë skoceze dhe myslimanëve, që jetojnë në vend.
“Mendojmë se ky është një vendim pozitiv në drejtimin e duhur. Gëzohem që vendi po bën hapa pozitive dhe konstruktive për këtë çështje”, u shpreh presidenti i SPMA-së, Fahad Bashir.
Shifrat zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Skocisë tregojnë se ka pasur vetëm 127 aplikime nga kandidatët me ngjyrë, aziatikë dhe minoritetet etnike në periudhën 2015-2016 dhe kjo rezulton vetëm 2,6 për qind e numrit të përgjithshëm, që aplikon për të punuar në forcat policore.
Më parë, shamia e kokës për policet myslimane në Skoci lejohej vetëm nëse ato kishin mbi 15 vite pune në forcat policore, nëse zotëronin poste drejtuese apo nëse eprorët ua lejonin.
Në vitin 2001, shamia e kokës kishte zënë vend edhe në prezantimin e uniformës zyrtare të policisë skoceze.
Po të njëjtin vit, autoritetet policore britanike kishin cilësuar shaminë e kokës si “pjesë opsionale” të uniformës zyrtare në Londër, për të inkurajuar qytetarët me prejardhje etnike të ndryshme që të bëheshin oficerë policie./TRT