Site icon PORTALB

Irak, shpërthen autobomba, 15 të vrarë

Irak - Ilustrim

Së paku 15 persona e kanë humbur jetën ndërsa 26 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një autobombe në një postbllok kontrollues në hyrjen jugore të kryeqytetit irakian, Bagdad, njoftuan burime nga forcat e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimi i cili dëshiroi të mbetet anonim deklaroi se shumë autoambulanca janë dërguar në vendin e ngjarjes.

Tani për tani asnjë grup nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Sulmet me bomba, të cilat në të shumtën e rasteve me ndihmë të automjeteve të ngarkuara me eksploziv, janë shpeshtuar kohën e fundit në Bagdad.

Autoritetet për sulmet, në të cilat kryesisht vuajnë civilët, në të shumtën e rasteve fajësojnë grupin terrorist DEASH i cili nga viti 2014 mban një pjesë të madhe të territorit në veri dhe perëndim të Irakut.

Exit mobile version