Site icon PORTALB

Rreth 146 migrantë po llogariten të zhdukur në Detin Mesdhe

Foto arkivi

Rreth 146 migrantë po llogariten të zhdukur, pasi që anija me të cilët kanë udhëtuar është përmbysur në Detin Mesdhe, kumtoi sot UNICEF, duke iu referuar një gambiani, i shpëtuar pas fatkeqësisë, transmeton MIA.

Ai u shpëtua nga një anije spanjolle, e cila ka marrë pjesë në “Operacionin Sofija” të Bashkimit Evropian kundër kontrabandistëve. Gambiani është dërguar në ishullin italian Lampeduza.

“Anija është nisur natën mes të dielës dhe të shtunës nga Sabrata, Libia perëndimore, ndërsa mes migrantëve ka pasur pesë fëmijë dhe disa gra shtatzëna”, deklaroi shtetasi i Gambisë.

Sipas tij, numri më i madh i migrantëve kanë qenë nga Nigeria, Mali dhe Gambia.

Exit mobile version