Site icon PORTALB

Shkëndija nga një stërvitje para ndeshjes me “Makedonija Gj.P.”

Shkëndija gjatë stërvitjeve

Shkëndija gjatë stërvitjeve

Ekipi  Shkëndijës nga Tetova, ka hyrë në javën e fundit të përgatitjeve për vazhdimin e garave në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, kur në fundjavë përballet me Makedonija Gj.P.. Pauzën në kampionat për shkak të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror “Rusia 2018” trajneri Tomas Brdariç ka vendosur ta shfrytëzojë vetëm për seanca stërvitore, pa luajtur ndonjë ndeshje kontrolluese.

Zbrazëtira është mbuluar me zhvillimin e një loje në dy gola ndërmjet vete, ndërsa ditët tjera stafi teknik ka imponuar intensitet të shtuar në seancat stërvitore. Ekipi nuk ka qenë i kompletuar pasi mungojnë lojtarët e angazhuar me ekipet përfaqësuese, të cilët dje kanë përfunduar angazhimet pas çka kthehen në skuadër. Pas javës së kaluar kur punohej nga dy herë në ditë, tani është ulur ritmi dhe deri një ditë para takimit me “Makedonija Gj.P.” do të zhvillohet nga një seancë stërvitore.

Exit mobile version