Site icon PORTALB

Hulumtim i SCOOP: Veturat zyrtare për nevoja private (VIDEO)

I nxitur nga ky rast, ekipi i gazetarëve të SCOOP-it ka filluar të hulumtojë përdorimin, përkatësisht keqpërdorimin e automjeteve zyrtare. SCOOP-i ka dërguar edhe një kërkesë për qasje të lirë deri në informacionet me karakter publik dhe deri në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Në redaksinë e SCOOP-it e kemi marrë përgjigjen që përmban raportin për regjistrimin e jashtëzakonshëm të flotës së automjeteve, që është bërë në shtator të vitit 2016. Në të thuhet se gjatë regjistrimit të jashtëzakonshëm të flotës së automjeteve, komisioni i brendshëm ka evidentuar vetëm dhjetë automjete zyrtare në parkingun e ministrisë. Siç thuhet në raport, numri më i madh i automjeteve nuk kanë qenë në rrethin e ministrisë që të mund të bëhet një inspektim të plotë. Me regjistrimin e bërë më 12 shtator të vitit të kaluar, komisioni ka konstatuar se në parkingun e ministrisë kanë munguar madje 27 automjete që janë në pronësi të këtij dikasteri qeveritar.

Komisioni ka konstatuar edhe se me 3 automjete, personalisht janë të obliguar shërbyes civilë të ministrisë, por, komisioni nuk ka arritur t’i gjejë lokacionet e tyre. Gjithashtu, komisioni aspak nuk ka kërkuar edhe shtatë automjete të tjera sepse ka konstatuar që për to ka pasur vendime se ato u jepen për përdorim institucioneve të tjera publike. Midis tyre është edhe xhipi i llojit “Tuareg” me targa të Shkupit, me të cilin, siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, natën në mes të 28 dhe 29 tetorit të vitit 2016 janë shkaktuar dy aksidente të trafikut.

 

Për më shumë shikojeni videon.

Exit mobile version