Site icon PORTALB

Nepal, nis pastrimi pranveror i Mont Everest

Mont Everest

Mont Everest

Para fillimit të sezonit të ngjitjes në Mont Everest alpinistët fillojnë pastrimin e majës së këtij mali, raporton Anadolu Agency (AA).

Dambar Parajuli, njëri nga anëtarët e ekspeditës nga Nepali, tha se alpinistët shpërndajnë thasë për mbeturina që më vonë me helikopter do të transportohen në kampin kryesor.

Ai theksoi se alpinistët dhe udhëheqësit mbajnë thasë deri në majën e Everestit. Në çdo thes mund të fusin 80 kilogram plehra.

Alpinistët që dëshirojnë të arrijnë në Mont Everest prapa vetes lënë sasi të madhe të plehrave.

Në majën e Everestit për herë të parë në vitin 1953 ka arritur Edmund Hillary nga Zelanda e Re dhe udhëheqësi i Nepalit Tenzing Norgey.

Exit mobile version