Një tragjedi familjare ka ndodhur në një familje në lagjen “Butel” të Shkupit, me ç’rast janë konfrontuar fizikisht babai me djalin, pas një debati familjar.
Siç ka njoftuar policia e Shkupit, mbrëmë pas orës 21:00, në rrugën “Butelska” në Shkup, pas një debati babai S.C. (52), ka goditur me thikë djalin e tij.
Pas këtij akti makabër, babai vet është paraqitur në polici, ndërsa djali me plagë të rënda nga goditja me thikë, menjëherë është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup.